Lajme

Iniciativa e Listës ‘Guxo’ në Ferizaj kundër kryesisë, sot hapin zyrët e tyre

07/15/2021 17:43
nga:Q R

Iniciativa e Listës “GUXO” nuk e ka ndërmend të qëndrojë duarkryq.

Ajo nuk do t’i zbatojë urdhrat e krerëve të kësaj iniciative lidhur me zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se ditë më parë, Lista “GUXO”, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në zgjedhjet e vjeshtës do të marrë pjesë bashkë me VV-në andaj çdo angazhim i degëve respektive nuk gëzon mbështetje nga krerët.

Megjithatë iniciativa e kësaj liste në Ferizaj, nuk do t’i zbatoj këto urdhëra.

Të paktën kështu ka bërë të ditur kryetari i iniciativës së Listës ‘Guxo’ në Ferizaj, Blerton Derguti.

Ky i fundit në një prononcim për ‘Gazeta Blic’ ka dhënë detaje rreth organizimit të iniciativës, duke konfirmuar se sonte do t’i hapin zyret e reja, ndërsa do të mbajnë edhe një organizim, që pritet të jetë nismë e organizimeve të tjera ditëve në vijim.

“Po, nga sot do të fillojmë me zyret tona. Madje, do ta mbajmë edhe një aktivitet në orën 18:00”, thotë ai.

Tutje, Dërguti tha se kjo pritet të jetë nismë për aktivitetet e radhës.

“Organizimi i sotëm do të jetë nismë për aktivitetet tjera që do t’i mbajmë”, përfundoi ai.

Osmani reagon për pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës, e quan të “zbehtë” reagimin ndërkombëtar