Sporti

Ekskluzive: Shkëlqeu në edicionin e fundit, Arbios Thaçi rikthehet në Superligë

07/15/2021 12:19
nga:Mergim Rreci

Ishte njëri ndër mesfushorët më të dalluar në futbollin kosovar vitin e kaluar.

Arbios Thaçi shkëlqeu me paraqitjet e tij tek Malisheva, duke e ndihmuar skuadrën që të rikthehet në Superligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, pas përfundimit të kampionatit ai u largua nga kjo skuadër dhe tashmë është gati për aventurën e re.

GazetaBlic Sport mëson nga burime pranë klubit se ai tashmë ka marrëveshje me skuadrën e Drenicës dhe rikthimi i tij pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Ai është rritur tek kjo skuadër si dhe ka qenë shtyllë e këtij klubi për vite me radhë në mesfushë.

/GazetaBlic Sport/