Një kthim i Antoine Griezmann (30) në Atlético de Madrid po bëhet gjithnjë e më i mundshëm me futbollistin që ka pranuar edhe uljen e pagës së tij.
Sipas informacionit të konfirmuar nga RMC Sport, kampioni i botës 2018 mund të largohet nga FC Barcelona për t’u kthyer në Atlético de Madrid, dy vjet pas largimit të tij. Ai mund të bënte një ndërrim me Saul Niguez, i cili mund të transferohet tek Barcelona, përcjell GazetaBlic Sport.
Duket se ekziston një vullnet i përbashkët që transferimi të jetë i suksesshëm. Një largim i Griezmann është gjithashtu thelbësor për të lejuar Barçën të kompletojë zgjatjen e kontratës së Lionel Messit.
Griezmann duket i vendosur të kthehet në klubin ku shpërtheu në nivelin më të lartë. Sipas Sport, reprezentuesi francez tashmë do të pranonte të ulte pagën e tij në mënyrë që të kthehej te Colchoneros.
/GazetaBlic Sport/


