Sporti

PSG kërkon me ngulm Theo Hernandezin, Milani projekton pasuesin e tij

07/15/2021 11:40
nga:Lorik J

Sipas Tuttosport, PSG do të dërgojë një ofertë prej 40 milion eurosh për të transferuar Theo Hernandezin nga Milano.

Megjithatë, kjo ofertë nuk do të merret parasysh nga Milani, me drejtuesit e klubit që nuk e vlerësojnë si ofertë të mjaftueshme për të, përcjell GazetaBlic Sport.

Në rast se ai largohet nga Milani, klubi mendon transferimin e një mbrojtësi tjetër që do ta zëvendësonte atë.

Rossonerët janë veçanërisht të interesuar për lojtarin nga Monako, Fodé Ballo-Touré.

/GazetaBlic Sport/