Lajme

OBSH njofton se numri i rasteve pozitive dhe të vdekurve po shënon rritje

07/15/2021 11:27
nga:Y I

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi është duke u rritur përsëri globalisht duke shuar përsëri shpresat për kthim në jetën normale.

Ky informacion u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila njoftoi se vdekjet u rritën javën e kaluar pas nëntë javësh rënie dhe regjistruan më shumë se 55,000 jetë të humbura, një rritje prej 3% nga një javë më parë, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv

Rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve OBSH-ja ia atribuoi ngadalësimit të procesit të vaksinimit dhe heqjes së masave mbrojtëse, veçanërisht bartjes së maskave. Përhapja e variantit Delta të këtij virusi është duke shtuar numrin e rasteve po ashtu.

Sipas tyre varianti Delta është identifikuar në 111 vende ndërsa pritet të bëhet globalisht dominues muajt e ardhshëm.

Në ShBA, njëra nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë, infeksionet në ditë janë dyfishuar gjatë dy javëve të fundit në një mesatare prej rreth 24,000, megjithëse vdekjet janë akoma në një trajektore rënëse rreth 260 në ditë.

Numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind javën e kaluar, në gati 3 milionë.

Numri më i madh është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe.