Lajme

Dje u kërcënua në rrjetet sociale, sot ‘Facebook’ i fshin shkrimin Kimete Berishës

07/15/2021 10:59
nga:Y I

Ditën e djeshme, opinionistja, Kimete Berisha, deklaroi se ka marrë kërcënime në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta Bli.

Sot ajo ka reaguar sërish duke thënë se shkrimin e postuar me titull “Unë, Censura ” e ka fshirë Facebook.

“Të nderuar, situata qenka edhe më serioze se që kam kujtuar.Shkrimi im ‘Unë, censura’, censurohet dhe fshihet nga Faceboo-ku!Kurti, You Talking To Me?Nuk e kam ditur që Unë vetëm jam më ‘e fortë’ se Ju!” shkruan ajo .

Denoncon Kimete Berisha: Një besimtar i kryeministrit më ka kërcënuar, tha do t’i përdhunojë në varr të vdekurit e familjes