Bekim Maliqi është një futbollist shumë i talentuar kosovar.
Maliqi ka luajtur me Besën në edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës, por tashmë i ka ndarë rrugët me skuadrën pejane, shkruan GazetaBlic Sport.
Duhet theksuar se Bekim Maliqi ka qenë po ashtu anëtar i klubit të Llapit.
Ai tashmë është ende futbollist i lirë, por i “vërshuar” nga oferta të ndryshme.
GazetaBlic Sport mëson se ai ka oferta nga disa klube të Superligës së Kosovës, por që ofertat e tij janë edhe nga Kategoria Supeiore e Shqipërisë.

Gjithçka pritet të mësohet brenda pak ditëve për të ardhmen e tij dhe ne do të ju informojm në kohë reale për skuadrën e tij të re.
/GazetaBlic Sport/


