Lajme

“Lumir Abdixhiku e ka kandiduar Anton Çunin për ta ‘djegur’ politikisht “

07/15/2021 10:41
nga:Y I

Ditën e djeshme kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi kandidaturën e Anton Çunit si kandidat për Prizrenin, raporton Gazeta Blic.

Kandidimin e Çunit për të parin e Prizrenit po e shohin si një vendim të pritshëm, njohësit e çështjeve politike në vend.

Analisti, Shkodran Ramadani, tha për “Gazeta Blic” se LDK-ja përmes kësaj figure synon të fuqizojë sërish Prizrenin.

Ai tujtje shprehet se dalja e Vjosa Osmanit nga partia e ka dëmtu shumë LDK-në, ç’ka sipas tij do të reflektohet edhe në vota.

“Kandidatura e zotit Çuni ka qenë e pritshme. LDK-ja synoon përmes një figure si ai ta fuqizojë veten sërish në Prizren. Unë besoj që Prizreni është një prej degëve ku dalja e Vjosa Osmanit e ka dëmtu shumë LDK-së, për shkak se prej Prizrenit dihet se është edhe Haxhi Avdyli i cili ka deri diku një mbështetje tek strukturat e LDK-së. Kjo do t’i kushtojë LDK-së me një numër të caktuar votash”

“Do të jetë sfidë për Çunin t’i rikuperojë ato vota dhe të fitojë besimin e tyre. LDK-ja në Prizren ka shumë kohë që është prapa dy partive të tjera, VV-së dhe PDK-së. Unë besoj se prapë LDK-ja do të dalë e treta. Nëse do të ketë balotazh, kualicionet do të jenë të pashmngshme dhe vetëm në atë mënyrë unë e shoh LDK-në si lojtare në këtë fushatë” deklaroi Ramadani.

Ndryshe nga Ramadani, njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari, kandidimin e Çunin e sheh si një lajm jo të mirë për LDK-në.

Ai mendon se kjo kandidaturë bie në kundërshtim me reformat e proklamuara nga LDK-ja.

“Kandidimi i Anton Qunit nga LDK-ja, në Prizren ishte një lajm jo i mirë për LDK-në e Prizrenit dhe mendoj se bie në kundërshtim me reformën e proklamuar nga vet LDK-ja, dhe Abdixhiku si kryetar. Quni, nuk përfaçëson asnjë lloj profili të politikanit të moderuar dhe bartë përgjegjësinë për dështimet e LDK-së, si në Prizren, ashtu edhe në nivel vendi dhe “reforma” e nisur nga Abdixhiuku duket se ka shërbyër për të elemiuar figura të caktuara si z.Veliu, z.Selmanaj e të tjerë, por që në fakt nuk ka përmabjtje dhe nuk premton ndryshim qasje me drejtues të rinjë”

Ai tutje aludon se Abdixhiku e ka kandiduar Çunin për ta ‘djegur’ politikisht.

“Prizreni meriton një profil të kandidatit të moderuar, shkolluar mirë dhe që i njeh mirë problemet dhe nevojat e Prizrenit dhe që nuk ka hipoteka nga e kaluara. I duhet një kandidat që nuk ka ambicje tjera në Prishtinë dhe që është në dispozicion të qytetit 24 orë.Tashmë është e qartë se “turistet politik” që kthehen në komunat e veta veç në kohë fushatash nuk i mbështet qytetari dhe do ti ndëshkoj me votë. Ndoshta ky ishte edhe qellimi i z. Abdixhiku, që ta heq qafe duke e kandidiuar për ta shkarkuar qytetari në vend të tijë ?? Pasi ai e dinë se Quni nuk ka gjasa të fitoj, për me tepër ai lufton për vendin e tretë” shtoi ai.

Jashari parashikon se gara në Prizren do të zhvillohet mes LVV-së dhe PDK-së.

“Gara në Prizren do të zhvillohet mes LVV-së dhe PDK-së. Do të ketë balotazh dhe mbetet të shihen kombinimet dhe marrveshjet para balotazhit se kush do të fitoj. Duke parë qeverisjen e dobët të z.Haskuka dhe LVV-së në Prizren, mendoj se PDK-ja do të dal e para për nga votat dhe mbetet balotazhi ta vendos se kush do ta udhëheqë Prizrenin në 4 vitet e ardhshme” deklaron Jashari për “Gazeta Blic”.

Zgjedhjet lokale në vend pritet të mbahen me 17 tetor dhe Prizreni është një prej komunave ku pritet të zhvillohet një garë e fortë.

Përveç LDK-së, edhe PDK-ja ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totajn.

Ndërsa VV-ja e cila udhëheq me këtë komunë ende nuk ka një emër zyrtar për kandidat për kryetar të Prizrenit.

/Gazeta Blic/

E konfirmon Abdixhiku: Anton Quni kandidat i LDK-së për Prizrenin