Lajme

Rrahje mes tetë personave në Fushë Kosovë, njëri pëson lëndime të rënda trupore

07/15/2021 08:58
nga:Y I

Një përleshje fizike ka ndodhur dy ditë më parë në Fushë-Kosovë ku janë përfshirë tetë persona, raporton Gazeta Blic.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Lagjja 29. Fushë Kosovë 13.07.2021 – 22:50. Është raportuar se si pasoj e një mosmarrëveshje janë përleshur me veti tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.