Lajme

Zjarr i madh në arat e fshatit Sllatinë

07/14/2021 16:56
nga:M K

Problemet me zjarre nuk kanë të ndalur në Viti. Flakët përfshinë edhe arat në fshatin Sllatinë.

Zjarrfikësit u thirrën për të intervenuar dhe shuar flakët. “Ka pas rrezik me kalu nëpër shtëpija dhe dhe në tokat me grurë,” u shpreh për rastin, shefi i njësisë Hetem Jakupi.

Ai ka apeluar tek qytetarët që ta shtojnë kujdesin ndaj kësaj dukurie e cila mund të merr përmasa shqetësuese dhe me rrezik për jetët e njerëzve dhe ekonomitë familjare, shkruan PlusTV, përcjell GazetaBlic.

Efektet e zjarreve po shihen si të dëmshme edhe për sipërfaqet bujqësore dhe ambientin. Zjarrvënia është e saNksionuar me ligj dhe me këtë rast aplikohen gjobat.

Qeveria miraton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë eurosh