Lajme

Qeveria mban mbledhje, mungon kryeministri Kurti

07/14/2021 15:34
nga:Q R

Mbledhja e radhës së Qeverisë po kryesohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kjo pasi kryeministri Albin Kurti ende nuk është kthyer nga vizita e tij zyrtare në Greqi, përcjell GazetaBlic.

Qeveria në këtë mbledhje do të diskutojë 28 pika, ndër to edhe rishqyrtimi i masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.