Lajme

Haradinaj-Kurtit: Gjendja në Deçan është alarmante, kthehu në Kosovë e meru me problemet e vendit!

07/14/2021 13:38
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haardinaj, ka thënë se gjendja në Deçan është shqetësuese dhe alarmante.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti të kthehet në Kosovë dhe të merret me problemet e vendit.

Ai i indinjuar po e cilëson si të pabesueshëm qëndrimin 6-ditor të Kurtit në Greqi ndërkohë që qytetarët po luftojnë me jetën.

“Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd! ” shkruan Haradinaj në facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.

Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!

Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!
RH