Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka dhënë lëvdata për qendërmbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini.
Chiellini ishte i mahnitshëm me Italinë duke fituar Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Fernandes ka dhënë lëvdata për Cheillinin duke e quajtur fenomen dhe beson që ishte trofe i merituar.
“Çfarë lojtari, një fenomen. Një ndër më të mirët, e meritove këtë kupë”.
“Kur njerëzit të kuptojnë kapacitetin teknik të mbrojtësve, mënyrën si mbrohesh dhe komandon, ata do kuptojnë se ti je lojtar teknik gjithashtu”, deklaroi ai.



