Sporti

Pique tallet me Casillas pas publikimit të audiove ku Perez e ofendonte ish portierin e Real Madridit

07/14/2021 13:20
nga:E K

Lojtari i Barcelonës nuk hezitoi të përqeshte Casillas pas komentit në postimin e tij në Twitter.

Fjalët e Florentino Perez kanë lëshuar një valë reagimesh me deklaratat e tij rreth Raul Gonzalez dhe Iker Casillas, shkruan GazetaBlic Sport.

Gerard Pique nuk mund të shmangte talljen me ish-portierin e Kombëtares spanjolle dhe Real Madridit pas komentit të këtij të fundit.

Iker Casillas, u përpoq të bënte një shaka dhe u përgjigj me një fjalë “Mounguer“.

Më pas Pique i reagoi atij duke thënë se kështu e ka thirrur atë ish presidenti i tij, Florentino Perez.

“A nuk është kjo fjala me të cilën Flo, të thërriste ty në audio”, ka reaguar Pique.

/GazetaBlic Sport/