Showtime

Me një imazh që kurrë nuk e kemi parë, Antonela tregon se a është në lidhje me Mevlanin

07/14/2021 11:03
nga:Genita C

Ish-protagonistja e programit “Për’puthen”, Antonela Berisha, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar edhe pse nuk është më pjesë e programit.

Antonela është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh herë zhvillon me ndjekësit biseda të ndryshme, shkruan GazetaBlic.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundi, ku pyetja e cila mori vëmendjen më të madhe mediatike ishte a është apo jo Antonela me Mevlanin në lidhje dashurie.

“Një nga 1 milion pyetjet. Jo+”, shkroi Antonela.

Ndërsa më vonë, ajo shpëndau një imazh që nuk e kishim parë kurrë më parë ku shihen ajo dhe Mevlani./GazetaBlic/