Sporti

Poirier i jep shpresa McGregor për betejën e katërt: Çdo gjë është e mundur

07/14/2021 11:25
nga:E K

Dustin Poirier është i gatshëm të përballet me Conor McGregor për herë të katërt duke ndjekur rikthimin nga lëndimi.

Në takimin e fundit mes dy boksierëve, irlandezi theu kyçin e këmbës, kësisoj Poirier u shpall fitues.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, McGregor kërkoi një përballje të katërt pas dy humbjeve radhazi dhe një fitore në vitin 2014.

Edhe Poirier mesa duket është i hapur për ndeshjen e katërt.

“Çdo gjë është e mundur. Duhet të pres me familjen time dhe duhet të shohim çfarë do ndodh pastaj”.

“Ti asnjëherë nuk mund të shohësh dikë të lënduar ashtu. Shërimi do jetë shumë i vështirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, McGregor është operuar dhe mendon të rikthehet pas afro dy muajve