Sporti

Perez nuk ka kursyer as Mourinhon: Ai nuk është normal

07/14/2021 10:08
nga:E K

El Confidencial ka shkaktuar ‘tërmet’ në Real Madrid pas publikimeve të audiove të presidentit të “Los Blancos”, Flonentino Perez.

Perez në vitin 2012 në biseda telefonike nuk kishte kursyer pothuajse asnjë lojtarë nga fyerjet, shkruan GazetaBlic Sport.

Më parë u publikuan fyerjet që ai u kishte bërë lojtarëve si, Raul Gonzalez.

Ai nuk ka kursyer as Ronaldon dhe Mourinhon duke i quajtur të dy abnormal.

“Ronaldo? A je i çmendur Ai është një përtac. Ju mendoni se ai është normal, por ai nuk është, nëse do të ishte, ai nuk do të bënte gjërat që bën. Jorge Mendes nuk urdhëron asgjë për të, ashtu siç nuk urdhëron Mourinhon. Zero! Po flasim për dy njerëz me një ego gjigante, të dy të vrazhdë dhe që nuk e shohin realitetin. Ata mund të bënin shumë më shumë para nëse i bënin gjërat ndryshe. Ata janë dy anormalë“, kishte thënë Perez.

/GazetaBlic Sport/