Showtime

Pamjet kur policia i vendos prangat bënë bujë, ja si qëndron e vërteta!

07/14/2021 09:20
nga:Genita C

Në rrjet po qarkullon një lajm se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, është arrestuar nga policia.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Atdheu shihet i shtrirë në makinë me duar para, teksa policia i vendos prangat. Me shpejtësi u përhap lajmi se ai është arrestuar ndonëse nuk jepej arsye.


Burime pranë Atdheut kanë zbuluar per Kryefjala.com se në të vërtetë ish-konkurrenti është mirë dhe nuk është arrestuar. Ai ka qenë në xhirimet e nje emisioni.

Pra, e gjitha ka qenë një skenë xhirimi dhe Atdheu është shendoshë e mirë!