Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili po qëndron në Greqi dhe po aludohet se është në pushime atje, raporton Gazeta Blic.
Gjsohi thotë se në momentin e parë që u ndodh para dilemës të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo të kthehet në Deçan te qytetari i thjeshtë, ai vendosi të mos e prishë rehatinë e tij.
Reagimi i plotë:
Në momentin e parë që u ndodh para dilemës (1) të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo (2) të kthehet në Deçan te qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar –
Albin Kurti vendosi të mos e prish rehatinë e tij. Ai nuk mori mundimin t’i lëviz këmbët.


