FC Prishtina është eliminuar nga fazat e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ekipi kampion i Hungarisë, Ferencvaros ka fituar edhe takimin e dytë ndaj FC Prishtinës me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.
FC Prishtina tani do të vazhdojë garën në raundin e dytë të kualifikimeve të UEFA Conference League.
Në ndeshjen e fazës së dytë të kualifikimeve të UEFA Conference League, FC Prishtina do të luajë me humbësin e takimit Connah’s Quay Nomads (WAL) / Alashkert (ARM).
Connah’s Quay Nomads dhe Alashkert do të takohen nesër nga ora 17:00.
/GazetaBlic Sport


