Sporti

Trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger: Ishte ndeshje e vështirë

07/13/2021 23:11
nga:Lorik J

FC Prishtina është eliminuar nga fazat e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ekipi kampion i Hungarisë, Ferencvaros ka fituar edhe takimin e dytë ndaj FC Prishtinës me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger ka theksuar pas takimit se ishte mjaft ndeshje e vështirë.

“E fituam ndeshjen, nuk ishte ndeshje e lehtë, ishte ndeshje agresive. Ne pastaj morëm kontrollin dhe e fituam takimin”, tha Stoger për Art Sport.