Lajme

Memli Krasniqi: Të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të helmuar

07/13/2021 16:05
nga:M K

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar autoritetet qendrore të ndërmarrin masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të helmuar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi shtoi se duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucionale lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Jam i shqetësuar me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit.
Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.
Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.
Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt.
Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik.
Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt!

/GazetaBlic/