Sporti

Bruno Fernandes me mesazh për Giorgio Chiellinin: Një fenomen i vërtetë!

07/13/2021 15:30
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Portugalisë dhe Manchester United, Bruno Fernandes i dërgoi një mesazh kapitenit të Italisë, Giorgio Chiellini pas suksesit të Italisë në EURO 2020.

Italia ndezi Kampionatin Evropian me futbollin e saj sulmues, por mbrojtja mbeti aq e fortë sa kurrë më parë, pasi Chiellini dhe Leonardo Bonucci vërtetuan se ata janë ende ndër mbrojtësit më të mirë në botë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Udineses, Fernandes përgëzoi kapitenin e Italisë dhe e përshëndeti 36-vjeçarin si një lojtar teknik në mesazhin e tij për qendërmbrojtësin e Juventusit.

“Çfarë lojtari, një fenomen”, shkroi Fernandes në një mesazh në mediat sociale.

“Një nga më të mirët në rolin e tij, ju e merituat këtë kupë!

“Kur njerëzit do të kuptojnë kapacitetin teknik të mbrojtësve, mënyrën se si ju mbroheni dhe komandoni, ata do të kuptojnë se edhe ju jeni një lojtar teknik!”.