Sporti

Prishtina synon përmbysjen ndaj Ferencvaros, mësohet gjyqtari i ndeshjes

07/13/2021 14:09
nga:Mergim Rreci

FC Prishtina luan sonte në ndeshjen e kthimit me Ferencvarosin.

FC Prishtina dhe Ferencvaros zhvillojnë ndeshjen e kthimit në fazën e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të hungarezëve dhe do të jetë një sfidë shumë e madhe për futbollistët e skuadrës kosovare që ta kthejnë rezultatin në të mirë të tyre.

Në këtë përballje gjyqtar kryesor do të jetë gjyqtari nga Luksemburgu, Laurent Kopriwa, i ndihmuar nga asistentët e tij Daniel Da Costa dhe Claude Ries.

/GazetaBlic Sport/