Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës,Daut Haradinaj, ka ftuar Prokurorinë të hetojë shkaqet e helmimit masiv në Deçan, raporton Gazeta Blic.
Haradinja tha se reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente.
“Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv” shkruan Haradinaj në facebook.
Reagimi i plotë:
Gjatë gjithë kohës isha në kontakt me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe institucionet relevante, për t’u informuar mbi gjendjen e krijuar tash e sa ditë në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes.
Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente.
Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv.
Qytetarëve të prekur u dëshiroj shërim sa më të shpejtë.


