Mbi 1 mijë e 500 persona janë helmuar në Komunën e Deçanit nga e shtuna.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka thënë për media se mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.
“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë që nga e shtuna. 99 për qind e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore. Gjendja e pacientëve është e mirë“, ka thënë ai.
Vitia nga Deçani: Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë me helmimet


