Lajme

Vitia nga Deçani: Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë me helmimet

07/13/2021 13:23
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, kanë vizituar ditën e sotme QKMF-në e Deçanit, raporton Gazeta Blic.

Ministri Vitia në një konferencë për media ka thënë se dy rastet e vdekjes të ndodhura në 24 orët e fundit në këtë komunë, nuk kanë të bëjnë me helmimet.

“Dy rastet të cilat ju iu referoni nuk kanë të bëjnë fare me situatën aktuale” tha Vitia nga Deçani.

 

Ilir Meta pas helmimeve në Deçan: Qeveria shqiptare t’u gjendet pranë, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme