Turizem

Kaseta e “Super Mario” shitet në vlerën rekord ,1.5 milion euro

07/13/2021 09:58
nga:G C

Kaseta e lojës së famshme, “Super Mario” të Nintendo 64 është shitur në vlerën rekord të 1.56 milion dollarëve nga “Heritage Auctions”.

Kaseta e «Super Mario 64» është një nga më të famshmet në historinë e video-lojërave.

Shtëpia e Ankandeve tashmë e ka regjistruar një rekord të mëparshëm: një kasetë e një serie të videos «Legjenda e Zeldës» e Nintendo NES që u pagua për 870.000 dollarë.

Me herët, edhe një video-lojë e pahapur Nintendo – Super Mario Bros e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë, raporton oranews.

Videoloja ishte blerë në vitin 1986 si dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite – duke mos u hapur fare derisa këtë vit kur e gjetën.

Çmimi i shitjes tejkaloi pritshmëritë, pasi fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë.

Si pjesë e ankandit privat, origjinali nga edicioni i parë i lojës “Super Mario Bros” për NES është shitur për 100.150 dollarë.

Kjo është shuma më e madhe që dikush e ka paguar për një lojë koleksionimi deri më tani. Ndërkohë, “Super Princesha”, një kasetë Super Mario Bros e vitit 1986, e Nintendo NES, artti të shitej në 660.000 $ përsëri “Auctions Heritage”.