Harry Maguire bëri një turne fantastik, por nuk e ndihmoi dot Anglinë që ta fitonte trofeun e parë pas 55 vitesh.
Ishte një paraqitje fantastike në këtë kompeticion nga ana e tij, por “Tre Luanët” nuk kishin fat që ta festonin trofeun e parë në histori të tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jemi zemërthyer, të zhgënjyer, djemtë janë të shkatërruar. Dhamë gjithçka në fushë. Ne luajtëm më mirë pjesën e parë, ata dominuan të dytën”,
Shtesa ishte e hapur. Të humbasësh me penallti është zhgënjyese. Dhe nuk erdhëm në këtë stadium për të humbur. Donim të sillnim trofeun në shtëpi dhe ishim të pafat”, tha qendërmbrojtësi i Manchester United.
“Urime Italisë, është një skuadër e shkëlqyer dhe ishte fantastike gjatë gjithë turneut. Mund t’i kishim ndëshkuar sërish në pjesën e parë, ndërsa në të dytën duhet të tregoheshim më të guximshëm”, përfundoi mbrojtësi.
/GazetaBlic Sport/


