Kryeministri britanik Boris Johnson foli në konferencën për shtyp të komentuar për humbjen e Anglisë në finale kundër Italisë.
“Si miliona njerëz në këtë vend, këtë mëngjes u zgjova i trishtuar dhe i mërzitur, por edhe plot krenari dhe shpresë. Falënderoj Gareth Southgate dhe të gjithë ekipin anglez për një paraqitje më të mirë se çdo ekip anglez, në çdo turne që mund të kujtoj. Ata bënë histori”, tha fillimisht kryeministri britanik.
“Ata sollën gëzim në këtë vend dhe unë e di se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Dhe për ata që kan fyer racisht disa nga lojtarët, thashë turp për ta. Jam i sigurt se ky është vetëm fillimi i sukseseve të tyre. Dhe unë them, sillni Kupën Botërore të Katarit vitin e ardhshëm. Dhe ne gjithashtu guxojmë të fillojmë të shpresojmë se së bashku me Irlandën, Mbretëria jonë e Bashkuar mund të presë Kupën e Botës në vitin 2030”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


