Sporti

Kurti nga Athina ka një mesazh për sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike

07/12/2021 21:15
nga:Lorik J

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Greqi, përmes një video u është adresuar sportistëve të Kosovës që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ai e ka lartësuar punën e sportistëve dhe trajnerëve kosovarë.

“Po e festojmë pasionin, punën dhe sakrificën tuaj për përfaqësimin e Kosovës në sport. Disa prej juve iu kam takuar personalisht dhe përkushtimi juaj në punë është shembull edhe jashtë sportit, nuk është vetëm talenti juaj në sport që duhet të na inspirojë të gjithëve, është angazhimi dhe përkushtimi juaj i jashtëzakonshëm”, tha Kurti.

Kryeministri u tha sportistevë se krenohet me rezultatet që ata kanë treguar në fushën e tyre.

“Sot do të pranoni flamurin e shtetit me të cilin do të përfaqësoni Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020”, shtoi Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se në Greqi ndodhet për dy konferenca ndërkombëtare si dhe një sërë takimesh zyrtare.