Pas pak minutash, ekipi kombëtar italian i futbollit do të niset nga Palazzo Chigi për një turne nëpër rrugët e Romës me një autobus të hapur, ku do të tregohet Kupa për tifozët.
Këtë e ka konfirmuar Bonucci, i cili tha se e fituan betejën dhe do të bëjnë një paradë me autobus të hapur, përcjell GazetaBlic Sport.
“Një emocion i papërshkrueshëm”, tha Bonucci për Sky Sport Italia. “Ky udhëtim nga Quirinale në Palazzo Chigi ishte i bukur.”
“Tani do të hipim në autobusin e hapur, këtë sukses ia kemi borxh tifozëve. Ne i fituam negociatat për të qenë në gjendje ta bëjmë këtë. Kupa është e tyre”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


