Uncategorized

Memli Krasniqi – sportistëve që do të garojnë në Lojërat Olimpike: Jemi me ju, ju duam

07/12/2021 16:44
nga:Lorik J

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi i ka uruar suksese ekipit të Kosovës që kanë siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike 2020.

Krasniqi i ka cilësuar sportistët që do të
garojnë si shembullorë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja postimi i tij:

“Suksese ekipit fantastik të Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Kampionja jonë e madhe, e arta e Olimpiadës “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, do t’i prijë një grupi të sportistëve shembullorë, që me ambicien, punën dhe sukseset e tyre kanë zënë vendin meritor në garën më të madhe sportive që ekziston.

Me këmbë të mbarë xhudistëve të mjeshtrit Toni Kuka – Majlindës, Distrias, Norës, Lorianës e Akilit, mundësit Egzon Shala, boksieres Donjeta Sadiku, shenjëtarit Drilon Ibrahimi, atletit Musa Hajdari dhe notarëve Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Kosova është me ju. Ju duam”, ka shkruar Memli Krasniqi në Facebook.

/GazetaBlic Sport/