Lajme

I vodhi gjëra nga çanta, ndalohet për një muaj

07/12/2021 16:35
nga:Q R

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit L.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: Se me datë 11 korrik, në orët e mbrëmjes, në Prizren, i pandehuri me dashje personit tjetër ia merr pasurinë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë derisa e dëmtuara ka qenë duke ecur në këmbë ka vërejtur se një person i veshur me rroba të zeza, e futë dorën e saj të krahut dhe nga çanta e merre portofolin me të holla, një telefon, dhe i pandehuri L.D., ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa kalimtarët e rastit arrijnë që ta ndalin të pandehurin dhe ta raportojnë rastin në polici” thuhet në kumtesën e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprës penale e cila është në ngarkim të të pandehurit, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, i pandehuri veprën penale e ka kryer në dëm të vlerave të shoqërisë.

“Nga të lartë cekurat, si dhe duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit, sjelljet e tij në vend publik, dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, të gjitha këto arsyetojnë masën e paraburgimit si të domosdoshme për sigurimin e prezencën së të pandehurit dhe të evitohet rreziku i përsëritjes së veprës penale”.

Modelja 33 vjeçare bie për vdekje nga kati i 12-të