Lajme

Raporti 24 orësh i COVID-19 në Kosovë

07/12/2021 14:50
nga:Genita C

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë i vdekur, ndërsa janë shënuar 5 raste të reja COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë Shëndetësisë:

12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.

Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.ℹ Në total numri i rasteve aktive është 132.

MSH: 260 mijë e 955 doza të vaksinës janë dhënë deri tani në Kosovë