Lajme

Ramosaj jep detaje për helmimin e qytetarëve: S`ishte nga uji

07/12/2021 14:39
nga:N M

Dje qindra banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan. Dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se kanë mbajtur katër takime me ekspertë të shëndetësisë në lidhje me analizat që janë bërë për të zbuluar shkakun kryesor që ka çuar deri të helmimi i qytetarëve.

“Kemi marr vendim që gypi i ujit që lidh atë pjesë të mos përdoret. Rezultatet e para kanë dal që kimikisht nuk është problemi me ujin e pijshëm mirëpo po i presim edhe rezultatet e tjera. Ne kemi pasur 4 takime me doktorë që ka bërë këto analiza, dhe jemi duke i pritur analizat biologjike që janë më të rëndësishme për këtë situatë.  Masat që do të merren ndaj ujësjellësit do të jenë ligjore dhe do të ketë masa me kompetencë që janë të aspektit administrativ”, u shpreh Ramosaj në një konferencë për medie.

Sipas tij është hera e dytë që brenda një muaji po raportohet për një gjë të tillë.

‘Është hera e dytë që brenda 1 muaj dite po raportohet për të njëjtën gjë, na ka bë të dyshojmë që mund të jetë e qëllimshme”.

Tutje, ai tha se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” i monitoron mjaftë mirë pusetet.

“Krejt këto pretendime janë në kuadër të supozimeve, nuk mund të mburremi me asnjë kompani tjetër siç është ‘Hidrodrini’, këta i monitorojnë shumë mirë pusetet”.

Mbi 400 persona të helmuar në Deçan