Italia mbrëmë u shpall kampione e Evropës.
Italia mposhti Anglinë në finalen e madhe të Euro 2020, falë penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1, kurse në penallti italianët ishin më efikas duke fituar me rezultat 3-2.
Leonardo Bonucci pas ndeshjes u shfaq në konferencë për shtyp.
Ai u përkujdes që të hyjë në dhomën e konferencave me dy pije në dorë, Coca Cola dhe Heineken, dy pije që Ronaldo dhe Pogba i kishin larguar nga tryeza gjatë këtij Kampionati Evropian.
Heineken ✅
Coca Cola ✅Leonardo Bonucci wants ALL the drinks ?#EURO2020 #ITA pic.twitter.com/h8vAwbjtNG
— Goal (@goal) July 12, 2021
/GazetaBlic Sport/


