Sporti

Përfundon pjesa e parë në finalen e Kampionatit Evropian, Anglia në avantazh ndaj Italisë

07/11/2021 21:51
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Itali – Angli.

“Tre Luanët” janë në avantazh pas 45′ minutave të parë me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Luke Shaw realizoi në minutën e 2’të, gol ky që është më i shpejti në finale të Kampionatit Evropian.

Italia e kishte dominimin e pjesës së parë, por që anglezët ishin më të saktë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/