Sporti

Statistikë frikësuese për Anglinë para finales së madhe ndaj Italisë

07/11/2021 16:14
nga:Mergim Rreci

Italia dhe Anglia do të përballen sot për t’u kurorzuar si kampion i Evropës.

Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin kombëtar anglez, Wembley, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy kombëtareve të cilat synojnë trofeun e madh mbrëmjen e sontme.

Italia nuk ka humbur kurrë kundër Anglisë në një turne ndërkombëtar (3 fitore dhe 1 barazim), konkretisht: 1-0 në “Euro 1980”, 2-1 në Botërorin “Itali 1990”, barazim 0-0 në Botërorin 2014 dhe kualifikim pas penalltive në “Euro 2012”.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mbrëmjen e sontme.

/GazetaBlic Sport/