Italia dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe të Euro 2020.
Ndeshja do të zhvillohet sot nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes me Anglinë ka folur kapiteni i Anglisë, Harry Kane.
Ai tha se Anglia ka besim të madh në këtë ekip, dhe kjo skuadër ka cilësi për të mposhtur çdo kundërshtarë.
“Ne kemi një besim të madh në ekip. Ne kemi forcë të madhe në skuadër, por shumë gjëra mund të ndodhin në një finale dhe duhet të sigurohemi se në fund do të jemi fitues. Ne kemi kaluar pengesa të mëdha në këtë proces gjatë këtij kampionati. Është emocionuese të shohësh se sa shumë do të thotë për tifozët kjo finale, do të sigurohemi të japim maksimumin për ta”, tha Kane.
/GazetaBlic Sport/


