Lajme

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai e lajmëron rastin në Polici

07/11/2021 09:32
nga:Genita C

Një vajzë e mitur është zhdukur në fshatin Orizë i Gjakovës.

Rastin e ka lajmëruar në Polici babai i vajzës i cili ka deklaruar se e bija është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri se ku ndodhet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.