Argjentina dhe Brazili do të përballen në finalen e madhe të Copa America.
Ndeshja do të zhvillohet në orët e para të së dielës saktësisht në ora 02:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Në atë që është edicioni i 47-të i Kupës së Amerikës, kjo është gjithashtu hera e katërt që këto dy skuadra takohen në finale, me Argjentinën që triumfoi herën e parë në 1937 dhe Brazili fitoi dy të tjerat në 2004 dhe 2007.
Për Messin, 34 vjeç, koha po mbaron për të fituar një titull të parë të madh ndërkombëtar me ekipin e tij kombëtar, pasi kishte humbur më parë në tre finale të Kupës së Amerikës dhe finalen e Kupës së Botës 2014.
/GazetaBlic Sport/


