Kombëtarja e Brazilit sonte takohet me Argjentinën.
Brazili dhe Argjentina luajnë sonte finalen e Kupës së Amerikës me fillim nga ora 02:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Maracana”, ndërsa tifozët tashmë veç janë futur në stadium.
Tifozët e Argjentinës nuk e kanë harruar legjendën e tyre, Diego Maradonan, teksa shihet se kanë fanella të tij.
Vlen të theksohet se Maradona ndërroi jetë me 25 nëntor të vitit të kaluar.
/GazetaBlic Sport



