Ronaldinho ka theksuar se Neymar është trashëgimtari i tij tek Brazili.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata t’i drejtoheshin lavdisë në Kupës së Botës në vitin 2002 dhe Copa America në 1999, përcjell GazetaBlic Sport.
“Po, pa dyshim, Neymar është trashëgimtari im. Ai është lojtari ynë kryesor, idhulli i brazilianëve”, tha fillimisht Ronaldinho për France Football.
“Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


