Italia dhe Anglia do të përballen nesër në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar në “Wembley”, atje ku të dy kombëtaret synojnë trofeun e madh, shkruan GazetaBlic Sport.
Një mesazh shumë special para kësaj ndeshje në përkrahje të Anglisë e ka lëshuar edhe mbretëresha e këtij vendi Elizabeta II.
“Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i prezantova Kupën e Botës Bobby Moorit dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin ndihmës për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit.”, shkroi ajo.
“Unë dua të dërgoj urimet e mia dhe të familjes time për të gjithë ju për arritjen në finale të Kampionatit Evropian, dhe të dërgoj urimet e mia të mira për nesër me shpresën që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën jeni sjellë. “, thuhet në mesazhin e saj.
Mbretëresha nuk është parë në asnjë ndeshje gjatë Euro 2020 dhe, sipas një zëdhënësi të Pallatit Buckingham, një njoftim do të bëhet së shpejti nëse ajo planifikon të marrë pjesë në lojë, raporton “MyLondon”, përfundoi ajo.
/GazetaBlic Sport/


