Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ndeshja Llapi – Shkupi do të luhet me tifozë

07/10/2021 22:36
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e dytë e raundit të parë kualifikues së Ligës së Konferencës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi, e cila zhvillohet më 15 korrik 2021 (E enjte) në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me praninë e shikuesve.

Këtë gjë e ka konfirmuar klubi nga Poduejva nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, përcjell GazetaBlic Sport.

Biletat e ndeshjes do dalin në shitje nga dita e hënë. Përshkak të numrit të limituar të biletave, pasi kapaciteti momental i lejimit të tifozëve është 15%, biletat dhe procedura e shitjes do filloj në stadiumin ‘Zahir Pajaziti'(në postimin e radhës do njoftoheni për mënyrën e shitjes së biletave).

Ky është njoftimi i klubit.