Shiu dhe breshëri i rëndë ditën e sotme, kanë shkaktuar probleme në Skënderaj duke dëmtuar shumë toka bujqësore, raporton Gazeta Blic.
Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se komuna ka formuar komision për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet në Skenderaj, derisa iu është lutur qytetarëve të aplikojnë në komunë për kompensim dëmesh.
“Si qeverisje komunale kemi të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim’ shkruan Jashari në facebook.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Reshjet e shiut dhe breshëri i rënë sot në disa fshatra të komunës sonë, fatkeqësisht ka shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve tonë.
Si qeverisje komunale kemi të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim.
Të dashur fermerë, dëmet e tilla nuk duhet të ju ndalin në punën tuaj të shkëlqyer në kultivimin e fidaneve dhe kulturave tjera bujqësore.
Si kryetar i komunës do të vazhdoj të jem afër jush në përkrahje të zhvillimit të bizneseve tuaja familjare.
Bashkë!


