Lajme

Vjen reagimi i Donika Gërvallës pas kritikave për fjalimin në Forumin e Dubrovnikut, lajmet i quan fabrikim të mediave

07/10/2021 21:14
nga:Y I

Pas kritikave të shumta në lidhje me fjalimin e Donika Gërvallës në Forumin e Dubrovnikut, ka ardhur edhe reagimi i vetë Ministres së Jashtme, raporton Gazeta Blic.

Gërvalla në reagimin e saj thotë se që nga marrja e detyrës media të caktuara kanë patur qëllim t’i tjetërsojnë fjalët e saj, gjë që ka ndodhur edhe sot.

“Kritika është e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Fabrikimi i lajmeve të rreme dhe mashtrimi i opinionit nuk është në rregull dhe nuk i bën nder as atyre që i publikojnë, dhe as atyre që më pas mezi presin t’i komentojnë mashtrimet e tilla” shkruan Gërvalla në Facebook.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq,
që nga marrja e detyrës si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, portale të caktuara mediale fjalët e mia jo rrallë i kanë paraqitur në formë aq të tjetërsuar, sa krijohet përshtypja të jetë thënë pikërisht e kundërta e asaj që është thënë në të vërtetë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot dhe një qasje e tillë është për keqardhje.

Kritika është e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Fabrikimi i lajmeve të rreme dhe mashtrimi i opinionit nuk është në rregull dhe nuk i bën nder as atyre që i publikojnë, dhe as atyre që më pas mezi presin t’i komentojnë mashtrimet e tilla.

Gabime të tilla mund të evitohen shumë lehtë duke komentuar vetëm atëherë, kur dihet burimi dhe përmbajtja e tekstit të plotë.

Donika Gërvalla: Kosova s’duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e veta

Çitaku i reagon Gërvallës: Mos e shtrembëroni të vërtetën!