Lajme

Kliniku për Gërvallën: Nuk e di edhe për sa kohë do ta durojë Kurti një ministre të tillë

07/10/2021 20:53
nga:Y I

Pas deklaratës së Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj, ka ardhur një reagim edhe nga Ud.i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, raporton Gazeta Blic.

Klinaku thotë se të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kritereve e të mos fajësosh BE-në, përveç që është amatorizëm politik është edhe e dëmshme për Kosovën.

“Të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve duke ia lënë fajin asaj, e të mos e fajësosh BE-në ku edhe zyrtarët e saj kanë thënë se janë përmbushur kriteret por ka ‘divergjenca’ në BE, përveç se është amatorizëm politik, është edhe e dëmshme për Kosovën dhe nuk e di se edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë të jashtme” shkruan Klinaku në Facebook.

Reagimi i plotë:

E para:
Shumë herë më parë e kam thënë se vizat nuk liberalizohen pa u përfunduar marrëveshja Kosovë-Serbi;
E dyta:

Të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve duke ia lënë fajin asaj, e të mos e fajësosh BE-në ku edhe zyrtarët e saj kanë thënë se janë përmbushur kriteret por ka ‘divergjenca’ në BE, përveç se është amatorizëm politik, është edhe e dëmshme për Kosovën dhe nuk e di se edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë të jashtme.

E treta:
Prapë e kam thënë më herët, mos vraponi pas BE-së sepse humbni vite e derisa Kosova të futet aty, ajo mund edhe të prishet;
***Kosovës duhet t’i interesojë vetëm bashkimi me Shqipëri e jo me BE***.