Sporti

Guardiola kërkon Griezmann te Man.City!

07/10/2021 20:14
nga:Mergim Rreci

Pep Guardiola kërkon Antoine Griezmann te Manchester City.

Duke parë vështirësitë për të firmosur me kapitenin e Tottenham Harry Kane, për shkak edhe të vlerës së lartë të kartonit të bomberit anglez, Guardiola po studion terrenin për të firmosur me sulmuesin francez të Barcelonës i cili nuk është shumë i lumtur te blaugranat dhe pas afrimeve të Sergio Agueros dhe Memphis Depay do të ketë më pak hapësira në formacionin e Barçës.